Majko: Duhet të jemi të kujdesshëm me diasporën shqiptare

Ministri shqiptar i Diasporës, Pandeli Majko, tha sonte në konferencën “Diaspora Flet” se ai dhe homologët e tij nga Kosova dhe Maqedonia duhet të jenë të kujdesshëm me diasporën shqiptare.

“Diaspora si është e majtë është edhe e djathtë. Ne si ministra duhet të jemi të kujdesshëm që të mos krijojmë probleme”, tha Pandeli Majko.

Majko tha se qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë kanë plane, por ato çuditërisht po ndryshojnë shpejt.

“Tani janë miratuar dy ligje në Shqipëri, Ligjin Kombëtar për Diasporën dhe Planin e veprimit për diasporën 2018 – 2024. Po të më pyesni tani janë të paktën pesë gjëra që do t’i ndryshoja te strategjia. Siç tha Dardani, ne kemi filluar bashkëpunimin përmes marrëveshjeve një herë me Kosovën pastaj dhe me Maqedoninë, sepse komunikimi na ka munguar”, tha Majko.

KALLXO.com transmetoi LIVE konferencën “Diaspora Flet”.