Magjia e Baletit Udhëton Nëpër Prishtinë e Tiranë

Trupa e Baletit të Kosovës dhe trupa e baletit të Teatri Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të paraqiten para publikut shqiptarë me shfaqjen “La Sylphide”.

Balerinët nga Kosova dhe Shqipëria do të vallëzojnë nën tingujt e muzikës së Herman Lovenskiold për të paraqitur para publikut kosovar shfaqjen “La Sylphide”.

Balerinët do të performojnë koreografinë e realizuar nga Ilir Kerni (sipas A. Bournoville), dirigjent do të jetë Gridi Kraja, Enina Llozi koncertmaestër dhe Alisa Gjoni baletmaestër.

Shfaqja e cila do të jetë e ndarë në dy akte do të fillojë me paraqitje e magjistares Magde e cila ka mbledhur të gjithë magjistarët për të u treguar magjinë që i ka bërë Silfidës.

E gjithë historia ka filluar kur i riu James Ruben në ditën e martesës me të fejuarën e tij Effi, do të pranojë një puthje nga një silfidë (zanë e ajrit) mirëpo kur James zgjohet Silfida zhduket.

Madge i lexon dorën Effi-t dhe parashikon një të ardhme të lumtur por jo me James por me Gurnin pas kësaj James i nxehur e përzë nga shtëpia magjistaren plakë.

James i cili përsëri takon Silfidën, vrapon pas saj duke ndjekur hapat e saj e duke vallëzuar nga dashuria e madhe që po ndjente. Ai pastaj takohet me plakën Magde e cila i premton se mund ta kthejë Silfidën nga një zanë në njeri.

Në dilemën se a do të realizohet dasma e planifikuar para publikut do të paraqiten magjistarët të cilët janë mbledhur rreth një kazani të madh ku do të hedhin lloj-lloj pisllëqesh.

Kur lëngu ka zierë, magjistarja Magde do të nxjerr nga kazani një shall të bukur magjik të cilën James do t’ia dhurojë Silfidë.

Se si përfundoi kjo histori dashurie dhe çfarë magji mbanë shalli magjik publiku mundi ta kuptojë sonte.

Shfaqja “La Sylphide” që u shfaq në Teatrin Kombëtar të Kosovës realizohet në  kuadër të kalendarit të përbashkët kulturorë Shqipëri-Kosovë.

Solistë të kësaj shfaqje janë: Ledia Sulaj, Adela Muçollari, Ervis Nallbani, Anxhelo Mucollari, Erisa Gina, Enada Hoxha, Elda Logo, Lurdi Dodgjini, Enred Miolli, Alisa Gjoni, Odeta Dishnica, Elona Dervishi, Jonida Onuzi,  Matilda Lamçe.

Trupa e Baletit të Kosovës do të udhëtojë pastaj për në Shqipëri me 1 dhe 2 prill për të paraqitur shfaqjen “La Sylphide” edhe para publikut shqiptar.