Nicolas Maduro - Foto: REL/Reuters

Maduro falënderon ushtrinë për besnikërinë ndaj tij

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka falenderuar forcat e armatosura për qëndrimin besnik dhe luftimin e grusht-shtetit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe lideri opozitar, Juan Guaido.

Gjatë një tubimi, Maduro ka thënë se ndërprerja e energjisë në Venezuelë vjen si pasojë e sulmeve kibernetike nga opozita. Fjalimi i tij erdhi pas protestave të mëdha në vend.

Në qytetin Karakas, disa mbështetës të Guaidos u përleshën me policinë.

Maduro ka fituar mbështetjen e ushtrisë dhe aleatëve të ngushtë, Rusisë dhe Kinës, që nga momenti kur Guaido e ka shpallur veten president më 23 janar.

Qeveria e Maduros është duke u bërë çdo herë e më izoluar pasi shtetet të ndryshme e fajësojnë për krizë ekonomike që ka detyruar më shumë se 3 milionë persona të largohen nga Venezuela. (REL)

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!