Foto: REL/Reuters
Macron Apelon për Mbrojtjen e Demokracisë në BE
17.4.2018 - 12:54
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bëri thirrje europianëve t’i rezistojnë rritjes së autoritarizmit dhe të ripërtërijnë përkushtimin e tyre ndaj demokracisë.
“Nuk dua t’i përkas një brezi të të përgjumurve që kanë harruar të kaluarën e tyre”, tha Macron në një fjalim para Parlamentit Europian në Strasburg.
“Dua t’i përkas një brezi që zgjodhi të mbrojë demokracinë e tij”, tha ai.
Macron tha se “duket se ka nisur një luftë civile europiane, ku nacionalizmi dhe egoizmi kanë përparësi”.
Ai e dënoi, siç u shpreh, magjepsjen me joliberalët.
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, e lavdëroi fjalimin e Macronit dhe përkushtimin e tij ndaj BE-së.
“Kjo është Franca e vërtetë”, tha Juncker.