LVV: Serbia po u Afrohet Pasurive të Kosovës

Ymeri tha se nëse krijohet kjo komunë me shumicë serbe do të rrezikohet një pjesë e Kanalit të Ibër-Lepencit që kalon nëpër disa fshatra të Vushtrrisë që sipas Ymerit mund të jenë në kuadër të kësaj komune.

Ai përsëriti edhe njëherë se me këtë komunë të mundshme shteti serb u afrohet edhe rezervave kosovare të linjitit.

“Me komunën e Prilluzhës Serbia po i afrohet këtij bazeni të linjiteve të prodhimtarive të energjisë elektrike, të cilët gjithmonë kanë dashur ta kenë në kontroll,” tha Ymeri.

Ymeri këtë gjë e tha edhe ditën e djeshme, kur opozita caktoi datën e protestës së radhës.

http://kallxo.com/opozita-ne-proteste-me-nje-arsye-shtese

Fshati Prilluzhë ndodhet në Komunën e Vushtrrisë, ndërsa nuk është shumë larg zonës kosovare të pasur me qymyr, pasi kufizohet me fshatra të Obiliqit.

Kryeministri Isa Mustafa në një postim të sotëm të tij në Facebook mohoi se qeveria synon këtë fshat ta kthejë në komunë.

“Askush nuk është duke biseduar dhe në asnjë procedurë nuk është themelimi i Komunës së Prilluzhës, siç po trumbetohet në disa media dhe nga disa individë,” shkroi Mustafa.

Edhe sot, sikurse dje Visar Ymeri përmendi votimin e Hashim Thaçit për kryetar më 26 shkurt.

“Votimi për Thaçin është konfirmim për ‘zajednicën’. Thaçi sikurse edhe bashkëpunoëtori i tij Mustafa janë bërë një me ‘zajednicën’,” tha Ymeri.

Opozita paralajmëroi protestë më 26 mars, ndërsa tri subjektet opozitare dje e dërguan në Gjykatën Kushtetuese për interpretim procesin e zgjedhjes së Thaçit President.

http://kallxo.com/opozita-e-con-thacin-ne-gjykate-kushtetuese/