Selia e LVV-se 4 prill 2019

LVV me zgjedhje të brendshme për listën e deputetëve për zgjedhjet e 6 tetorit

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Të gjithë anëtarët e këtij subjekti politik që janë të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues deri të hënën.

“Demokracia e brendshme është një nga shtyllat më të rëndësishme të organizimit tonë. Në përputhje me Statutin e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje! shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2019”, thuhet në njoftim.

Në secilën Qendër të Lëvizjes Vetëvendosje njoftohet se janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad-hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm.

“Me besimin e plotë në vlerat e demokracisë sonë të brendshme, ky proces synon të çojë përpara kandidatet dhe kandidatët më të përgatitur për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje”, përfundon njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje.