Lutfi Haziri tregon se a do të hyjë LDK në koalicione parazgjedhore

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se LDK-ja preferon që të garojë vetë në zgjedhje.

Por ai, duke folur në “Imazh” te RTK, ka thënë se duhet parë edhe lëvizjet e subjekteve të tjera.

“Ne kemi mandatin e Kuvendit tashmë, është preferencë e parë e Kuvendit që LDK të shkojë vetë në zgjedhje. LDK preferon që në këtë proces zgjedhor të ballafaqohet me partitë politike si të tilla”, ka thënë Haziri. “Por presim lëvizjet e partive të tjera, për të parë a duhet ftuar Këshilli i Përgjithshëm për të ndërtuar koalicione apo jo”, ka thënë Haziri.