Ilustrimi: Trembelat

Lutfi Haziri Pezullon nga Puna Dy Drejtorë të Komunës

Drejtori i Urbanizmit, Valon Shefkiu dhe Drejtori i Prokurimit Salih Kqiku, janë pezulluar nga puna me vendim të Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit.

KALLXO.com ka kontaktuar me Hazirin i cili tha se “janë suspenduar sipas detyrës zyrtare”.

KALLXO.com ka siguruar vendimet për pezullimin e dy drejtorëve.

Pezullimi ka ardhur si pasojë e aktakuzave që janë të ngritura kundër Valon Shefkiut për kanosje dhe Salih Kqikut për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas vendimin të siguruar nga KALLXO.com edhe Shefkiu edhe Kqiku që nga data 12 mars janë të pezulluar nga puna e tyre.

Sipas arsyetimit të vendimit thuhet se ‘Kryetari i Komunës ka pranuar me datë 6 mars të këtij viti njoftimin zyrtar për aktakuzën e ngritur ndaj Shefkiut e Kqikut.

Në vendim thuhet se të dy drejtorët do të marrin pagën 50% gjatë tërë kohëzgjatjes së pezullimit parandalues deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e Gjykatës.

KALLXO.com ka raportuar se ndaj Drejtorit te Urbanizmit, Valon Shefkiut, është ngritur aktakuzë për kanosje.

Sipas aktakuzës së siguruar nga KALLXO.com, më datë 2 janar të këtij viti, Valon Shefkiu, me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe të ankthit, ka kanosur me fjalë gazetarin Musa Sabedini pasi që ky i fundit ka publikuar një artikull në lidhje me Shefkiun.

http://kallxo.com/prokuroria-ngrit-aktakuze-ndaj-drejtorit-te-urbanizmit/

Po ashtu KALLXO.com ka raportuar edhe për Drejtorin e Prokurimit, Salih Kqiku ku ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në aktakuzën të cilën e ka siguruar KALLXO.com, thuhet se gjatë vitit 2014 në Gjilan, i pandehuri (Salih Kqiku) në cilësi të personit zyrtar si drejtor i prokurimit në Komunën e Gjilanit, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie, duke punësuar dy familjarët e tij në këtë mënyrë ka vendosur një OJQ “Psikoterapeutët në Veprim” në zyrën e arkivit të Drejtorisë së Prokurimit e cila gjendet tek Qendra e Inkubatorit të Biznesit në Gjilan.

http://kallxo.com/aktakuze-ndaj-shefit-te-prokurimit-per-punesimin-e-vajzes-dhe-mbeses/

Në #DebatPernime, në balotazh, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri pati thënë se nëse ndaj stafit të tij ka të ngritur ndonjë aktakuzë ai do ti suspendoj ata.

“Nëse unë kam aktakuzë, i besoj prokurorisë dhe do ta bëj aktin tim të dorëheqjes. Stafi im suspendohet prej meje nuk ka nevoje me prit në asnjë mënyrë”, tha Lutfi