Vjosa Osmani - Foto: Atdhe Mulla

Lutfi Haziri e vlerëson 'miqësor' debatin me Vjosa Osmanin

Lutfi Haziri e ka vlerësuar miqësor debatin e ashpër që e kishte mbrëmë me bashkëpartiaken e tij, Vjosa Osmanin.

Haziri përmes një statusi në Facebook e kishte quajtur “nuse të Preshevës”.

Sipas Hazirit, debati mes tij dhe Vjosa Osmanin është debat miqësor.

“Nuk ka të bëjë asgjë personale, këto janë miqësore, kjo është miqësore dhe vjen nga liria e komunikimit”, tha Hazirin për KALLXO.com.

Megjithatë, Haziri vlerëson se ky debat nuk sjell përçarje e konflikt në LDK.

“Nuk është hera e parë që debatoj me Vjosa Osmanin, por kjo nuk ka të bëjë me përçarje, asnjë lloj konflikti. Nuk është hera e parë që lëshoj statuse me bindjen time, pak më ndryshe se tjera herë”, tha Haziri në intervistën për KALLXO.com