Lutfi Haziri dhe Halil Kastrati zotohen për ndërtimin e 20 shtëpive për skamnorët në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është zotuar se së bashku me organizatën “Jetimat e Ballkanit” do të ndërtojnë 20 shtëpi për familjet skamnore në këtë komunë.

Sipas Hazirit ky që nga viti 2014 e deri më tani në komunën e Gjilanit janë ndërtuar 100 shtëpi për skamnorët.

“Së bashku me organizatën “Jetimat e Ballkanit” do t’i ndërtojmë 20 shtëpi për familjet pa kulm mbi kokë. Që nga viti 2014, numri i shtëpive të ndërtuara në bashkëpunim me donatorët e kalon shifrën 100, 40 familjeve ua kemi renovuar shtëpitë, ndërkaq 40 familjeve të tjera po ua paguajmë qiratë. #Vazhdojmëmëpunëthajrit”, ka shkruar Haziri në facebook.

Një bashkëpunim të tillë organizata “Jetimat e Ballkanit” ka edhe me komunën e Skenderajt ku pritet që gjatë vitit 2019 të ndërtohen 25 shtëpi të reja për familjet në nevojë.