Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri - Foto: KALLXO.com

Lutfi Haziri- Arben Gashit: Kujdes nga ‘gropat’ politike

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri e këshilloi deputetin e kësaj partie Arben Gashin pas incidentit të Gashit me Xhavit Halitin.

“Arben, ti je shembull i përfaqësimit. Kujdes nga ‘gropat’ politike prej atyre që kanë fillu me u paketu për opozitë!”, shkroi Lutfi Haziri në facebook.

Dje në Kuvendin e Kosovës teksa po votohej për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, Arben Gashi e Xhavit Haliti u përfshinë në një debat verbal që përfundoi me shtyrje të Arben Gashit nga Xhavit Haliti.

http://kallxo.com/perleshje-mes-xhavit-halitit-e-arben-gashit-ne-kuvend/

Pastaj LDK-ja kërkoi që Haliti të përjashtohej nga seanca, ndërsa Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës që monitoron Kuvendin kërkoi shkarkimin e Halitit nga pozita e nënkryetarit të legjislativit.

http://kallxo.com/ldk-kerkon-perjashtimin-e-xhavit-halitit-nga-seanca/

http://kallxo.com/albert-krasniqi-xhavit-haliti-te-shkarkohet-nga-posti-i-nenkryetarit-te-kuvendit/