Lunacek me Libër për Kosovën dhe Kontributin e Saj

Tri ditë para dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian Ulrike Lunacek do ta promovojë një libër për rrugën europiane të Kosovës dhe kontributin e saj për shtetin e ri në këtë rrugë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lunacek në facebook.

‘Më 14 shkurt 2018, prezantoj librin tim të botuar nga Wieser Verlag me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës’, ka shkruar Lunacek.

Ajo ka treguar se në promovim të librit dhe në diskutime do të marrin pjesë Wolfgang Petritsch, ish – emisar i BE-së për Kosovën dhe Verdran Dzihic, ekspert për Ballkanin.

Politikania austriake tetë vjet ishte raportuese për Kosovën në Parlamentin Europian.