Kryeprokurori Aleksandër Lumezi I Foto: Kallxo.com

Lumezi: Shërbimet e Forenzikës t’i Kontribuojnë së Vërtetës

Kryeprokurori Lumezi në tryezën e organizuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë në lidhje me punën e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë tha se laboratorët e kësaj agjencie ndihmojnë punën e sistemit të drejtësisë.

“Laboratorët e forenzikes janë shumë të rëndësishëm për sistemin tone të drejtësisë penale. Përmes ekzaminimeve shkencore të provave të marra në vendin e krimit, laboratorët e forenzikes sigurojnë informacione të çmuara të cilat ndihmojnë në hetimin, zbulimin dhe identifikimin e kryerësve të veprave penale”, tha Lumezi.

Lumezi më tutje tregoi se si duhet të jenë shërbimet e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë.

“Shërbimet që ofrohen nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë duhet të jenë sipas standardeve ndërkombëtare të objektivitetit, integritetit dhe cilësisë shkencore. Puna dhe shërbimet e ofruara në bazë të këtyre parimeve janë kontributi shumë i çmuar për sistemin e drejtësisë”, tha Lumezi.

Ai deklaroi se shërbimet forenzike duhet të jenë në shërbim të së vërtetës.

“Qëllimi përfundimtar i shkencës por edhe i shërbimeve të forenzikes duhet t’i kontribuojë gjetjes së të vërtetës, më saktësisht për të siguruar sistemin e drejtësisë penale me përgjigje, duke përdorur dëshmi objektive, dhe me pyetje që kanë për qëllim përcaktimin e fajit apo të pafajësisë së një autori të veprës penale”, tha Lumezi.

Në vitin 2015 laboratorët e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë u certifikuan për kryerjen e analizave të ndryshme.

http://kallxo.com/akreditim-laboratoresh-per-gjurme-gishterinjsh-dhe-dokumente/

http://kallxo.com/laboratori-i-forenzikes-gati-per-analiza-te-adn-se-dhe-narkotikeve/