Lumezi: Korrupsionin Duhet ta Godasim në Xhep
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë sot se luftimi korrupsionit mund të bëhet më efikas nëse sistemi i drejtësisë fokusohet që ata që janë të përfshirë në korrupsion t’i detyrojë t’i kthejnë mbrapa paratë që i kanë fituar në mënyrë të jashtëligjshme.
“Nëse korrupsionin dhe krimin e organizuar e godasim në xhep, ata bëhen më të pafuqishëm”, tha Lumezi.
Lumezi tha se prokurorët me kompetencat e tyre ligjore janë kthyer në “Zot të procedurës penale” dhe tashmë ata, sipas tij, janë më aktive në hetimin e çështjeve penale duke reaguar më shpejt për të verifikuar të dhënat dhe duke u dhënë urdhra policisë dhe organeve tjera për të ndërmarrë veprime hetimore.
“Ka kurrupsion në Kosovëpor nuk ka ashtu siç flitet prandaj është e domosdoshme që institucionet e drejtësisë ta bëjnë një analizë lidhur me korrupsionin real dhe perceptimit të qytetarëve lidhur me korrupsionin”, tha Lumezi.
Ai tha se në rast se ndodh që ndonjë rast korrupsioni të vjetërsohet gjatë hetimit, prokurori i atij rasti do të dërgohet për procedurë disiplinore.
KALLXO.com është duke e transmetuar drejtpërdrejt këtë konferencë e cila mund të shikohet në linkun e mëposhtëm.