Aleksandër Lumezi dhe David Schwendiman - Foto: Prokuroria e Shtetit

Lumezi e Schwendiman Diskutojnë për Kompetencat

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti sot në takim pune kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, David Schwendiman.

Në këtë takim dy kryeprokurorët diskutuan për organizimin, funksionet, kompetencat dhe juridiksionin e Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Sipas një komunikate të Prokurorisë së Shtetit, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për bashkëpunimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar me Prokurorin e Shtetit, konkretisht me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Duke theksuar gatishmërinë e tij për të kontribuar në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit në Kosovë, kryeprokurori Lumezi i ofroi kryeprokurorit Schwendiman bashkëpunim të plotë sa herë që do të jetë e nevojshme për zhvillimin e hetimeve dhe ndjekjen penale të personave që dyshohen për kryerjen e krimeve brenda juridiksionit lëndor të Dhomave të Specializuara, si dhe për përmbushjen e përgjegjësive të tjera.

http://kallxo.com/hashim-thaci-nuk-eshte-imun-ndaj-ndjekjes-nga-gjykata-speciale/