Lumenjtë Kthehen në Shtretër

Në një njoftim për nivelin aktual të ujit të lumenjve në Kosovë, Instituti Hidrometeorologjik bën me dije se uji që vërshoi nga lumenjtë po kthehet përsëri aty nga doli.

“Përmirësimi i kushteve të përgjithshme atmosferike gjatë 24 orëve të fundit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ka ndikuar pozitivisht në tërheqjen e ujit nëpër shtretërit e tyre në shumicën e lumenjve në shkallë vendi,” thuhet në njoftimin e institutit.

Sipas institutit “përjashtim bëjnë lumi Ibri dhe Sitnica, të cilët edhe gjatë ditës së sotme (ora 12), kanë shënuar ngritje të ngadalshme”.

“Tendencat e ngritjes së nivelit të ujit në këta dy lumenj do të vazhdojnë me intensitet të ulët deri më datë 09/01/2016, kur edhe do të kemi stagnim, ndërsa pas datës 09/01/2016, në të gjitha ujërrjedhat do të ketë stagnim dhe rënie të theksuar të nivelit të ujit,” vijon njoftimi.

KALLXO.com shkroi gjerësisht për vërshimet e 6 janarit që përfshinë disa komuna të Kosovës.

http://kallxo.com/malisheva-nje-dite-pas-vershimeve/

http://kallxo.com/kosova-para-vershimeve-te-medha/