'Lumbardhi’ i Prizrenit i mbushur përplotë me bërllok

Lumi ‘Lumbardh’ i cili kalon përgjatë Parkut të Qytetit në Prizren është mbushur me mbeturina.

Sipas disa fotografive të dërguar në KALLXO.com nga një qytetar, shihet së shtrati i lumit është shndërruar në deponi të mbeturinave.

Gjithashtu, sipas qytetarit edhe në rrjedhjen afër gjimanzit ‘Remzi Ademaj’, shihen një grumbull mbeturinash.

Përveç kësaj, një hulumtim i Jeta në Kosovë kishte treguar së problematikë është edhe derdhja e ujërave të zeza në Lumbardh.

Këto janë fotografitë nga dy vendet përgjatë rrjedhjes së lumit ‘Lumbardh’ në Prizren.