Lulzim Basha - Foto: Facebook

Lulzim Basha Përjashtohet nga Seanca e Kuvendit

Seanca plenare e ditës së sotme pritej të ishte rutinë e mazhoranca dhe opozita do bashkonin votat për të ngritur komisionin e reformës zgjedhore, një çështje e dakordësuar më herët mes palëve.

Por seanca u tensionua që në momentet e para pasi demokratët kërkonin të zhvillohej debat për komisionin e reformës dhe zgjedhjet, ndërsa socialistët dhe LSI duke iu referuar precedentëve kërkuan thjesht votim.

Për shkak të këmbënguljes së PD-së, PS dhe LSI pranoi debatin por në seancë tjetër.

Pamjet ku shihet momenti i përjashtimit të Bashës nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mund t’i shihni këtu. /21Media