Lufta për Gurin Vullkanik

Një hulumtim disa javor i emisionit “Drejtësia në Kosovë” sjell fakte rreth luftës për vënien nën kontroll të rezervave të gurit të rrallë vullkanik i cili ndodhet në veriun e Kosovës, gur i cili përdoret për shtresën e fundit të asfaltit.

Detaje për mënyrën se si investitorë gjermanë e investitorë nga diaspora zbuluan rezervat, investuan e tani po planifikojnë të largohen nga vendi për shkak se zona mbahet e uzurpuar.

Naser Lahu, një mërgimtar i kthyer në Kosovë, dëshmon për investimin në përpunimin e gurit vullkanik dhe dështimin e shtetit për t’i krijuar ambient për të vepruar.

Në anën tjetër, Nimon Begu i përmendur si uzurpatori i rezervave të gurit vullkanik tregon për ofertat dhe presionet që i ka pasur për t’u tërhequr nga përpunimi i zhavorrit.

Hulumtimi do të shfaqë edhe detaje të tjera për paaftësinë e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për ta vënë gurin e rrallë nën kontroll të shtetit dhe për mënyrën se si Agjensioni Pyjor i Kosovës ka vendosur që gurin e rrallë ta japë në shfrytëzim pa tender dhe pa konkurrencë.

Ilustrim

Me maskë të vendosur e nën kërcënimin e armës një person dyshohet se hyri në një lokal në Ferizaj për të kryer një grabitje.

Sipas Policisë së Kosovës i dyshuari depërtoi deri në vendin ky kryhen pagesat, mirëpo aty nuk gjeti para.

Pas kësaj, Policia tha se i dyshuari më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është raportuar nga një ankuese në Polici dje, më 28.03.2024 në 09:40h dhe është iniciuar si “Grabitje”.

Policia njoftoi se konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.