Loriana Kuka fiton në finale, merr medaljen e artë

Loriana Kuka ka fituar medaljen e artë në garat e Grand Prix në Tashkent të Uzbekistanit.

Në finale Kuka e mposhti Bernadette Graf të Austrisë, në kategorinë -78kg duke siguruar medaljen e tretë të artë dhe e katërta me radhë për Kosovën në këto gara.

Me tri fitore, ajo hyri në finalen e kategorisë -78 kilogramë. Kuka mposhti Raifovan e Kazakistanit, Sampaion e Portugalisë dhe Luise Malzahnin e Gjermanisë në gjysmëfinale.

Të premten Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi fituan të artën, kurse Nora Gjakova të argjendtën./21Media