Lokaliteti antik i Dresnikut në pullat postare të Kosovës

Filatelia e Postës së Kosovës nga dita e enjte, 20 shtator 2018 ka lëshuar në qarkullim të rregullt postar emisionin e pullave postare me titull “Trashëgimia – Lokaliteti antik i Dresnikut”.

Posta e Kosovës njofton se përmes dy pullave postare dhe bllokut filatelik prezanton segmentet e mozaikut, pjesë e një qyteti të madh të vendbanimit Dardan që më vonë pushtohet nga Roma.

Dresniku është njëri prej lokaliteteve arkeologjike më të rëndësishme jo vetëm në Kosovë, por edhe në Rajon.

Andaj nisur nga ky fakt në të ardhmen Dresniku mund të jetë destinacion më të preferuara për turizëm dhe kërkime arkeologjike mbi historinë antike të Kosovës.