Lojtarët e ‘Crvena Zvezdës’ Arrijnë në Graçanicë

Lojtarët e ekipit kampion të Serbisë në futboll, Crvena Zvezdës, kanë arritur në Graçanicë nën përcjellje të policisë, ku janë pritur me brohoritje dhe fishekzjarrë nga një grup tifozësh.

Sapo kanë zbritur nga autobusi, lojtarët të veshur me ngjyrat tradicionale të klubit bardhekuq dhe stafi tjetër i klubit janë ndalur në Manastirin e Graçanicës.

Ata pas pak do të luajnë një ndeshje futbolli kundër klubit “Graçanica”.

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se klubi “Graçanica” ka kërkuar leje për zhvillimin e kësaj ndeshjeje.

lojtaret e cz 3 lojtaret e cz1 lojtaret e cz2

“Efekti dhe rezultatet e pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA kanë filluar të shihen menjëherë. Klubi i futbollit “Graçanica” dhe komuna e Graçanicës kanë kërkuar leje nga FFK-ja, si organizatore e vetme garave të lojës së futbollit në Republikën e Kosovës për zhvillimin e një ndeshje humanitare ndërmjet ”FK Graçanica” dhe ”FK Crvena Zvezda” nga Beogradi që do të zhvillohet më 19 maj”, thuhet në komunikatën e FFK-së.

FFK thotë se Këshilli për Çështje Urgjente i federatës është mbledhur dhe ka miratuar kërkesën e klubit dhe të KK të Graçanicës dhe i ka dhënë leje për zhvillimin e ndeshjes konform akteve normative të FFK-së.

gracanica