Valdrin Lluka, Ministër i Zhvillimit Ekonomik. Foto: Kallxo.com

Lluka: Termocentralet Ndotin më Pak se Thëngjilli Nëpër Shtëpi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka duke paraqitur nivelin e mbrëmshëm të ndotjes së ajrit në Prishtinë, ka shkruar në Facebook se termocentralet ndotin më pak se ata që përdorim thëngjill për ngrohje.

“Termocentralet janë ndotës shumë i vogël në krahasim me thëngjillin e patrajtuar që digjet në shtëpi, shkolla, biznese dhe institucione”, ka shkruar Lluka.

Pas përmirësimit të cilësisë së ajrit, ministri në postim ka ironizuar se janë ndalur termocentralet.

“Shyqyr qe i ndalem termocentralet e u rregullu ajri! Jo jo, hajgare po boj! Termocentralet punojnë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 365 ditë në vit”, shkroi më tutje Lluka.

Më 20 dhjetor të vitit që shkoi ministri Lluka nënshkroi kontratat për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” me kompaninë amerikane Contour Global”.

http://kallxo.com/nenshkruhet-marreveshja-per-termocentralin-e-ri/

Sipas matjeve të cilësisë së ajrit nga ambadsada amerikane në Prishtinë, sot ajri në kryeqytet është i mirë.