Lluka: Së shpejti zgjidhja për drejtimin elektro-energjetik në UP

Është mbajtur takimi i grupit punues i cili do të shqyrtojë mungesën e kuadrove dhe të ardhmen e drejtimit elektro energjetik në Universitetin e Prishtinës, me propozim të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Siç njofton ministri Lluka përmes një postimi në ‘Facebook’, pjesëmarrës në këtë takim ishin:  Sami Boroci – Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Fadile Dyla – Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Merita Berisha – Universiteti i Prishtinës, Enver Hamiti – Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), Arta Jakupi – Këshilli Shtetërorë për Cilësi, Gazmend Kabashi – KOSTT, Arben Gjukaj – KEK, Petrit Pepaj – ZRRE, dhe Burim Ejupi – Institute for Development Policy (INDEP).

Ai ka thënë së deri në fund të muajit qershor, ky grup do të vij me propozime rreth zgjidhjes së situatës, propozime të cilat do të dërgohen në qeveri për aprovim final.

KALLXO.com ka raportuar së më 18 prill, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i është gëzuar aprovimit të propozimit të tij nga Qeveria e Kosovës në lidhje me themelimin e grupit punues për shqyrtimin e mungesës së kuadrove dhe të ardhmen e drejtimit elektro- energjetik në Universitetin e Prishtinës.

https://kallxo.com/lluka-nuk-duhet-te-rrezikojme-mbylljen-e-fakultetit-te-elektros/