Nis numërimi i votave që përcaktojnë kryetarët e Prishtinës dhe Prizrenit - Foto: KALLXO.com

LIVE: Numërimi i Votave që Zgjedhin Kryetarët e Prishtinës, Prizrenit, Rahovecit e Dragashit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i votave të panumëruara të cilat do të përcaktojnë se kush do të jenë kryetarët e komunave të Prishtinës, Prizrenit, Dragashit dhe Rahovecit.

Numërimi i votave për kryetar të Prishtinës dhe Prizrenit vjen pasi që Gjykata Supreme e Kosovës e rrëzoi vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërim të plotë të votave në këto dy komuna, proces që e pezullonte fitoren e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmetit në Prishtinë dhe Mytaher Haskukës në Prizren.

Sot do të numërohen votat me kusht, ato me postë dhe të personave me aftësi të kufizuar.

Para votave për Prishtinën e Prizrenin janë numëruar votat e disa vendvotimeve në komunat e Dragashit dhe Rahovecit, të cilat po ashtu do të përcaktojnë se kush do të jetë kryetar i këtyre dy komunave.

Pas përfundimit të këtij numërimi, ka filluar  ai për votat  me kusht, ato me postë dhe votat e personave me aftësi të kufizuara në komunat Prishtinë e Prizren.

KALLXO.com shkroi për vendimin e Supremes që rrëzoi rinumërimin në Prishtinë e Prizren.

KALLXO.com është duke e transmetuar LIVE numërimin e votave.