Lista Serbe nuk e Komenton Çështjen e Trenit

Lista Serbe nuk ka ende qëndrim për situatën e krijuar ditëve të fundit në lidhje me ndalimin e hyrjes së trenit serb me mbishkrime nacionaliste në territorin e Republikës së Kosovës.

KALLXO.com ka kontaktuar me deputetin e Listës Serbe, Nenad Rashiq, për të parë se si i shohin serbët e Kosovës të gjitha këto zhvillime, mirëpo ai thotë se ende nuk kanë ndonjë qëndrim për këtë.

“Qëndrimet në këtë moment janë të domosdoshme por, por ju kërkoj falje, kësaj radhe kam me iu shmang sepse situata është paksa komplekse”, tha shkurtimisht deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq.

Në mëngjesin e së shtunës treni me mbishkrimin “Kosova është Serbi” është nisur nga Beogradi për në Kosovë, por kishte ndaluar në Rashkë.

http://kallxo.com/treni-nuk-leviz-nga-rashka/

E për t’ia ndaluar hyrjen këtij treni ishte angazhuar edhe Policia Speciale e Kosovës.

http://kallxo.com/policia-speciale-perforcohet-ne-veri/

Përmes një konference të jashtëzakonshme kreu i Qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiq kishte shpërndarë lajmin se Policia e Kosovës kishte tentuar të minojë hekurudhën.

http://kallxo.com/vuciq-policia-speciale-e-kosoves-tentoi-ta-minoje-hekurudhen/

Mirëpo një gjë e tillë ishte demantuar nga institucionet kosovare, të cilat kishin bërë kontrollin e hekurudhës dhe s’kishin gjetur ndonjë mjet të dyshimtë.

http://kallxo.com/policia-e-kosoves-demanton-kryeministrin-serb/

http://kallxo.com/thaci-autoritetet-e-kosoves-duhet-ta-ndalojne-trenin/

http://kallxo.com/isa-mustafa-treni-nuk-te-lejohej-te-hynte-ne-kosove/

http://kallxo.com/veseli-institucionet-treguan-vendosmeri/

Lista Serbe është duke bojkotuar punën në institucionet shtetërore në që nga fundi i vitit të kaluar, për shkak se një gjë të tillë e kishte kërkuar kryeministri serb Vuçiq, si reagim ndaj vendimit të Isa Mustafës për ta shkarkuar ministrin Ljubomir Mariq.

http://kallxo.com/lista-serbe-ngrijme-pjesemarrjen-ne-institucione/