Zgjedhjet | Foto: Atdhe Mulla

Lista Serbe Humb një Komunë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka certifikuar rezultatet për kryetar të komunës së Kllokotit, ku me vetëm 10 vota më shumë se kundërshtari i tij nga Lista Serbe, Bozhidar Dejanoviq nga iniciativa qytetare Kllokot – Vërbovc do të jetë kryetari i Komunës së Kllokotit.

Dejanoviq, sipas rezultateve nga KQZ-ja, ka marrë 1.042 vota (50.24%), pra dhjetë vota më shumë se Strahinja Spasiq nga Lista Serbe, i cili ka marrë 1.032 vota (49.76%). /21Media

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!