Lirohet Xhaxhai që Rrahu Mbesën e Mitur

Personi me inicialet H.B., sipas Policisë së Rajonit të Gjakovës, është liruar nga ndalimi policor, ndërsa gjatë seancës gjyqësore që është mbajtur ndaj tij është caktuar masa e urdhrit mbrojtës.

Xhaxhai i 16-vjeçes nga Ratkoci i Rahovecit ishte në ndalim policor pasi kishte rrahur në mënyrë brutale mbesën e tij në afërsi të shkollës “12 Maji”.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, tha se personi në fjalë është liruar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa në seancën gjyqësore për këtë rast ndaj tij është shqiptuar masa e urdhrit mbrojtës.

Urdhri mbrojtës është masa e cila shqiptohet në rastet e dhunës në familje dhe nënkupton që kryesi i veprës nuk guxon t’i afrohet viktimës ose guxon vetëm në masën e përcaktuar nga gjykata.

Mbi bazën e provave të paraqitura, lëshimi i urdhrit të mbrojtjes është i domosdoshëm për të mbrojtur direkt apo indirekt sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e viktimës.

Incidenti në fjalë ka ndodhur të enjten para shkollës “12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit.

Viktima e dhunës ishte nxënëse e kësaj shkolle.

http://kallxo.com/xhaxhai-rrah-mbesen-ne-oborr-te-shkolles/

Pamjet nga rasti i rrahjes së vajzës së mitur kanë ngjallur reagime të shumta.

http://kallxo.com/rrahja-e-nxeneses-rrggk-therret-proteste/