Lirohet rruga Mitrovicë - Bërnjak

Lirohet rruga Mitrovicë – Bërnjak që ishte e bllokuar nga serbët lokal pas vizitës së sotme të presidentit Hashim Thaçi në  Ujman. Serbët që kishin bllokuar rrugën në hyrje të Zubin Potokut që nga ora 17 e ditës së sotme janë shpërndarë dhe rruga është liruar për qarkullim.

Lajmin për KALLXo.com e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti.

Sipas tij rruga është liruar për qarkullim rreth orës 22:00.

“Bllokada ka përfunduar. Qytetarët janë shpërndarë dhe rruga është hapur për qarkullim në 22:00”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti.

KALLXO.com më herët raportoi për bllokimin e rrugës në hyrje të Zubin Potokut dhe për shfrytëzimin e rrugëve alternative nga ana e policisë dhe doganierëve për të shkuar në Bërnjak.

https://kallxo.com/policet-e-doganieret-udhetojne-ne-rruge-alternative-pas-bllokimit-te-rruges-nga-serbet-foto/

https://kallxo.com/serbet-bllokojne-rrugen-ne-hyrje-te-zubin-potokut-pas-vizites-se-thacit-ne-ujman/