Lirohet reperi Action Bronson, i arrestuar mbrëmë në Gërmi

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në parkun e Gërmisë është ndaluar personi me inicialet A.B. nën dyshimin se është hasur në posedim dhe duke konsumuar substancë të dyshuar narkotike.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për rtv21.tv ka bërë të ditur se A.B. në shoqërimin e njësive policore është dërguar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore.

“Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kompetent i njëjti është liruar”, është shprehur Kelani.

Arrestohet në Gërmi Action Bronson, kjo është arsyeja

Reperi me prejardhje shqiptare, Action Bronson është arrestuar nga Policia e Kosovës, gjatë performancës së tij në festivalin “Sunny Hill” që është organizuar në Parkun e Gërmisë në Prishtinë. /21Media