Lirohet ish-Drejtori i Arsimit në Rahovec

Vendimin për lirimin e ish-drejtorit të Arsimit në Rahovec Behar Rama e mori sot Gjykata Themelore në Gjakovë.

Rama u lirua ngase trupi gjykues konstatoi se me provat e administruara në gjykatë i akuzuari Rama nuk i ka kryer veprat penale me të cilat ngarkohej në aktakuzë.

Rama akuzohej për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe për konflikt të interesit.

“Në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit të Rahovecit duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i tejkaloi kompetencat duke shkelur të drejtat e profesorëve Vjosa Silka, Afrim Oruqi, Albana Isma, Eshref Haxhiu dhe Rasim Dula në atë mënyrë që ka shpallë konkursin për plotësimin e vendeve të lira të punës në shkollën ‘Xhelal Hajda – Toni’ dhe ka pranuar kandidatët – profesorët te cilat ishin edhe familjarë dhe të së njëjtës parti PDK,” thuhej në aktakuzë.

KALLXO.com kishte raportuar edhe më parë për këtë rast.

http://kallxo.com/drejtori-i-arsimit-qe-dyshohet-se-punesoi-te-afermit-nuk-e-pranon-fajesine/