Arkiv -Enver Sekiraqa - Foto: KALLXO.com

Lirohet nga paraburimi Enver Sekiraqa

Enver Sekiraqa, i akuzuari për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, është liruar nga paraburgimi.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga avokatja Kosovare Kelmendi, mbrojtëse e Sekiraqës.

Sipas saj, Sekiraqës i është ndryshuar masa e sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Enver Sekiraqa është i dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Rizës.

http://kallxo.com/sekiraqa-pretendon-se-provat-mund-te-jene-manipuluar/

Gjykata e Apelit është duke e trajtuar çështjen Sekiraqa në shkallë të dytë.

Për vrasjen e policit Triumf Riza në gusht të 2007-tës tashmë është i dënuar dorasi Arben Berisha. Ky i fundit është dënuar me 35 vjet burgim. Sekiraqa ishte vetëdorëzuar pas disa vitesh në EULEX.

Pas një varg seancash Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim nën akuzën se planifikoi vrasjen e policit Triumf Riza.

Në procesin e tij një varg personalitetesh VIP kishin dëshmuar për ngjarjet rreth Rizës dhe Sekiraqës.

Në një intervistë për “Drejtësia në Kosovë” pak para dorëzimit në EULEX, Sekiraqa kishte përmendur disa prej strukturave të UÇK-së.

Sekiraqa: Policia dhe SHIK-u Donin Likuidimin Tim

 

Prokurori i EULEX-it Andrew Carney në një intervistë për emisionin “Drejtësia në Kosovë” e kishte quajtur Sekiraqën njeriun e fuqishëm të Prishtinës.

http://kallxo.com/carney-enver-sekiraqa-njeri-fuqishem/

Shënim: Titulli i artikulli eshte ndryshuar ne “Lirohet nga paraburimi Enver Sekiraqa”