Zgjedhjet | Foto: Atdhe Mulla

Lirohet i Dyshuari për Blerje Votash në Istog

Personi i intervistuar nga Policia në Istog nën dyshimin për blerje votash, është liruar.

Kështu tha për KALLXO.com zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Ersan Qavolli.

Sipas Qavollit, për të njëjtin rast janë proceduar edhe disa vëzhgues të tjerë.

“Personi i intervistuar në Polici, ka pasur disa para për disa vëzhgues të subjektit që është në koalicion me LDK, parti kjo nga komuniteti joshumicë. Policia ka për të përpiluar një raport njoftues për prokurorin e më pas të marrë veprimet për fazat e mëtutjeshme”, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës për KALLXO.com.

KALLXO.com bisedoi sot me aktivistin e LDK-së, Selajdin Bytyqi, i cili ishte ftuar në Polici për intervistë.

http://kallxo.com/aktivisti-ldk-se-ne-istog-tregon-pse-u-intervistua-nga-policia/

Ai mohoi se është i përfshirë në ndonjë përpjekje për të blerë vota.

Ndryshe, qytetarët e komunës së Istogut votuan sot për kryetarin e tyre.

Në garë ishin Haki Rugova dhe Gani Dreshaj i AAK-së.

Votimi i sotëm është përsëritje e balotazhit të 19 nëntorit.

Në votimet e rrethit të parë, Rugova e Dreshaj kishin marrë më së shumti vota, por jo të mjaftueshme sa për të fituar zgjedhjet e 22 tetorit.

Pas balotazhit LDK ishte ankuar për parregullsi me votat nga jashtë dhe Gjykata Supreme ka vendosur për përsëritjen e balotazhit.