Dardan Molliqaj - PSD

Lirohet Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, është liruar pak orë pasi ishte arrestuar nga Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm.

Lirimin e tij e ka konfirmuar Natyra Kuçi, zëdhënëse e PSD-së.

“Pasi ishte dërguar në Prokurori, deputeti Molliqaj tashmë është liruar në procedurë të rregullt. Rasti do të vazhdojë”, tha zëdhënësja Kuçi.

Molliqaj ishte arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në një protestë në vitin 2015 në kërkim të lirimit të Albin Kurtit në kohën kur që të dy ishin pjesë e VV-së.

https://kallxo.com/arrestohet-dardan-molliqaj-2/