Foto: KALLXO.com

Lirohen të Dyshuarit për Aferën e Blerjes së Votave

Janë liruar dy personat që u arrestuan dje, pasi KALLXO.com publikoi videon e një afere të blerjes së votave në Fushë-Kosovë.

Dy personat u arrestuan dje pasi KALLXO.com publikoi një video në të cilën kamerieri i një lokali që ishte pronë e një kandidati të PDK-së për Asamblenë e Fushë-Kosovës në tri raste u kishte ofruar klientëve të lokalit pije dhe ushqim në këmbim me votën për këtë kandidat.

Lajmin për lirimin e dy të dyshuarve e konfirmoi për KALLXO.com prokurori Ibrahim Berisha.

Prokurori tha se këta dy të dyshuar për marrje dhe dhënie ryshfeti janë liruar në procedurë të rregullt.

KALLXO.com shkroi dje për arrestimin  këtyre dy personave.