Lirohen dy gazetarë të Reutersit

Dy gazetarë të Reutersit të cilët ishin burgosur në Myanmar pas raportimit të tyre për krizën në Rohingya, janë liruar, raporton BBC.

Wa Lone, 33-vjeçar dhe Kyaw Soe Oo, 29-vjeçar janë liruar pas një amnistie presidenciale. Ata kanë kaluar më shumë se 500 ditë në burg në periferi të Yangon.

Të dy janë dënuar sipas Aktit Zgjedhor Zyrtar shtatorin e vitit të kaluar, me shtatë vjet burg. Arrestimi i tyre është konsideruar si sulm ndaj lirisë së shtypit dhe ka ngritur dilema rreth demokracisë së Myanmarit. Gazetari Wa Lone, pasi është liruar i ka thënë BBC-së se kurrë nuk do të heqë dorë nga gazetaria.

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që do ta shohë familjen dhe kolegët. Mezi po pres të shkojë në redaksi”, i ka thënë ai reporterëve. Gazetarët janë liruar së bashku me mijëra të burgosur të tjerë, si pjesë e amnistive masive që ndodhin çdo vit rreth vitit të ri të Mjanmarit./21Media