Arkiv = Foto: KALLXO.com

Lipjani nesër në ditë zie, pas vdekjes së tre të rinjve në aksidentin e Duhlës

Me vendim të kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti nesër është shpallur ditë zie në Komunën e Lipjanit.

Dita e zisë është shpallur për të ndarë dhimbjen me familjet Retkoceri e Tmava me rastin e humbjes së jetës së L. Retkocerit dhe S. Tmavës.

Në aksidentin që ka ndodhur sot në fshatin Duhël, ku kanë humbur jetën tre të rinj, dy nga Komuna e Lipjanit dhe një nga Prishtina.

Siç njofton Komuna e Lipjanit, anulohen të gjitha aktivitetet politike dhe aktivitete të tjera që janë paraparë të mbahen nesër.