Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Lipjanasi sumoi të miturin, arrestohet

Një i mitur ka pësuar lëndime fizike nga sulmi i një personi të dyshuar. Siç njofton Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Gjergj Fishta” në Lipjan.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht të miturin mashkull K/Shqiptar, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.