Foto: Ilustrim

Lipjan, arrestohen gjashtë persona për vjedhje të derivateve në vendin e punës

Gjashtë persona janë arrestuar dje në Lipjan në dy raste të ndara për vjedhje të derivateve.

Në rastin e parë, një person është arrestuar  në Lipjan, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar roje, nga makineritë e punës ka vjedhur derivate.

Sipas policisë, sasia e derivateve të vjedhura është 1 mijë e 200 litra.

I dyshuari për këtë vjedhje, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti i dytë është  raportuar poashtu në Lipjan, ku janë arrestuar persë persona të dyshuar për vjedhje të derivateve.

Sipas njoftimit, ankuesi ka raportuar se pesë punëtorët e tij, në vendin e punës, kanë keqpërdorur pozitën e tyre dhe kanë arritur të vjedhin derivate në vlerë të konsiderueshme.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.