Linku ku mund të aplikoni për t'u bërë ushtar i Kosovës

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë të Forcës e Sigurisë së Kosovës.

Konkursi do të jetë i hapur prej 11 deri më 22 shkurt 2019.

Formularët për aplikim janë në dispozicion nëpër të gjitha kazermat e FSK-së si dhe në web-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë prej orës 09:00 – 15:00, deri në afatin e fundit për konkurrim.

“Ministria e Mbrojtjes mirëpret aplikacionet e të rinjve pa dallim nga përkatësia e tyre etnike, gjinore dhe racore”, thuhet në njoftim.

Bëhu kadet i FSK-së! BEHU USHTAR I REPUBLIKES SE KOSOVES!

Konkurs për rekrutimin e rekrutëve të rinj- ushtar aktiv për shërbim në FSK

Publiée par Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës sur Mercredi 13 février 2019

www.kallxo.com