Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj - 30.07.2019 - Foto: KALLXO.com

Limaj nuk tregon nëse do i fus në listë kandidatët me aktakuza

Kryetari i Nismës Socialdemorkate, njëherësh zëvendëskryeministër në dorëheqje, Fatmir Limaj e ka cilësuar si takim normal, atë të sotmin në qeverinë e Kosovës, me partnerët e koalicionit, kryeministrin në largim, Ramush Haradinajn dhe zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli.

Limaj pasi doli nga takimi shtoi se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Këto janë takime normale. Është e qartë që vendi është afër zgjedhjeve dhe duhet sa më shpejtë të shkojë vendi në zgjedhje. Janë konsultime normale. Natyrisht edhe presidenti duhet ta kryej punën e vet. Shpresoj që presidenti do të na ftoj së shpejti. Vendin e çojnë në zgjedhe veç partitë politike”, ka thënë Limaj.

“Një takim i tillë që do të sillte marrëveshje politike është takimi mes të gjitha partive politike”, ka shtuar ai.

Sipas Limajt, Nisma është e gatshme t’i jap nënshkrimet për ta thirrur seancën për shpërndarjen e Kuvendit.

“Duhet me u ulë me bisedu më shumë, thirremi në emisione. Nuk mundemi me bisedu kështu”, tha Limaj kur u pyet nëse Nisma do i fus në listë kandidatët me aktakuza.

Në takimin e sotëm të thirrur nga Ramush Haradinaj nuk kanë qenë prezentë kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

https://kallxo.com/ka-filluar-takimi-i-perfaqesuesve-te-koalicionit-pan-mungon-pdk/

.