Limaj e Khan pas një procesi tjetër gjyqësor | Foto: KALLXO.com

Limaj Kërkon mbi 7 Milionë Euro Kompensim për Rastin ‘Kleqka’

Ish- Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarë të tij akuzoheshin për krime të luftës nga prokuroria e EULEX-it por Gjykata e Apelit përfundimisht e shpalli të pafajshëm.

Me marrjen e këtij vendimi, avokati mbrojtës i Limajt, Tahir Rrecaj kishte paralajmëruar se do të kërkojnë kompensim për kohën e kaluar në paraburgim të klientit të tij.

Astrit Hoti, Zyrtar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës ka treguar për KALLXO.com shumat që Limaj i ka kërkuar për kompensim dhe arsyetimin e tyre.

Sipas Hotit, Limaj ka kërkuar afër 7 milionë euro për kohën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak.

“Për kohën e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak ka kërkuar shumën prej gjashtë 6,987,549 euro”, tha Hoti.

Ndërkaq për shpenzimet në avokatët mbrojtës ai ka kërkuar 707 mijë euro.

Hoti tha për KALLXO.com se Limaj nuk ka specifikuar shumë parash për dëme materiale dhe jo materiale por i përfshirë në shumën e përgjithshme që është 6,987.549 euro.

Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limën dhe bashkëluftëtarët e tij mbi akuzat për krime lufte në maj të këtij viti.

Përveç Limajt, pjesë e aktakuzës ishin edhe Arben Krasniqi, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Naser Shala, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj.

http://kallxo.com/edhe-apeli-shfajeson-fatmir-limajn-ne-rastin-klecka/