Nga protesta e sotme për Haradinajn | Foto: Atdhe Mulla

Limaj: Haradinaj do të Thoshte Boll Ma!

Në protestën e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së ku u kërkua kthimi i Haradinajt në Kosovë pas ndalimit të tij nga Franca në bazë të një urdhërarrestimi të INTERPOL-it të lëshuar nga Serbia, Fatmir Limaj deklaroi se do të flasë ato që do t’i thoshte Ramush haradinaj.

Limaj tha se po të ishte Ramush Haradinaj në këtë protestë të pranishmëve do t’u drejtohej me fjalët “Boll ma, e keni tepruar dhe ma nuk mund të luani me Kosovën!”.

Limaj më tutje tha se është e habitshme se si Aleksandar Vuçiqi e Ivica Daçiqi të cilët i quajti nxënës të Millosheviqit, “po luajnë me lirinë, drejtësinë dhe botën”.

Për Limajn kjë gjë “është fyese për secilin vend demokratik”.

Limaj gjatë fjalimit të tij tha se “me e prekë Ramush Haradinajn është si me e prekë temelin e Kosovës”, ndërsa paralajmëroi se “asnjëherë nuk e kemi ulur kokën para Serbisë dhe nuk do ta ulim për asnjë çmim”.

Protesta e sotme e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së u zhvillua nën moton “Haradinaj Është Kosova”.

http://kallxo.com/kerkohet-nderprerja-e-dialogut-ne-protesten-per-haradinajn/