Limaj: Gjykimi Im Si Mjegulla që Ka Mbuluar Natyrën!

Limaj tha se prokuroria në këtë rast po vrapon pa fakte pas emrit të tij.

“I nderuar trup gjykues në këtë lëndë që e keni para jush do të shihni se prokuroria nuk ka vepruar në drejtin në fakteve për të zbuluar të vërtetën, por ka vrapuar pas emrit tim. Me kusht që të shkatërrojë integritetin tim,” tha Limaj.

Ai aktakuzën ndaj tij e lidhi me mjegullën që ka rënë këto ditë në Kosovë.

“Jam i bindur se nuk keni pasur rast të ngjashëm.  Që një gjykim të mbahet pa asnjë provë. Gjykimi është si mjegulla që ka mbuluar pamjen e natyrës. Ne me ndihmën tuaj dhe me veprimet tona në përputhje me ligjin do të ju ndihmojnë që ta largojmë mjegullën,” iu drejtua Limaj gjykatës.

Ai foli edhe si nisi hetimi ndaj tij.

“Hetimi prej pesë viteve ka filluar me një letër, asnjë provë asnjë gjë prokuroria nuk e ka. Prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë të mbështet këtë thashetheme. Strategjia e prokurorisë është që me sa më shumë letra të ngulfasë gjykatën dhe të hedhë mjegull mbi ne dhe të mbulohet e vërteta,” tha Limaj.

11:32

Në Seancën Ndaj Limajt Mungon Avokati

Avokati Bajram Tmava që mbron të akuzuarin Nexhat Krasniqi ende nuk ka ardhur në seancën ndaj Limajt dhe të tjerëve.

Kryetarja e trupit gjykues shtyu për 15 minuta seancën që ishte paraparë të niste në orën 11:00.

Pas kësaj shtyrjeje, kryetarja tha se do të merret vendimi se çfarë të bëhet më tutje.

11:05

Limaj në Gjykatë për Rastin e Ministrisë së Transportit

Së shpejti pritet të fillojë seanca e gjykimit të Fatmir Limajt dhe katër personave tjerë për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar.

Në gjykatë tashmë ka ardhur prokurori dhe disa nga avokatët.

Fatmir Limaj, Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka pafajësinë u deklaruan të pafajshëm më 3 dhjetor, pasi iu lexua aktakuza e konsoliduar për dy rastet e bashkuara që lidhen me ish-Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit.

Më 4 dhjetor prokurori Charles Hardaway kërkoi kërkoi dënimin e të akuzuarve duke thënë se ata po ngarkohen për korrupsion që e cilësoi kancer të Kosovës.

Po atë ditë, avokati i Limajt Tahir Rrecaj tha se prokurori nuk paraqiti ndonjë fakt konkret.

Më 30 nëntor Limaj aktakuzën e ngritur ndaj tij e konsideroi të ngritur me urdhër politik.