Takimi i ekipit negociator ne Bruksel - 08.01.2019

Limaj e Ahmeti në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi

Kryesuesit e ekipit negociator të dialogut me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti sot do të takohen me këshilltarët e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, deklaroi se temat për të cilat do të bisedohet nuk dihen dhe takimi sipas tij, ka karakter koordinues. Ky do të jetë takimi i dytë i ekipit negociator në Bruksel.