Limaj: Dhashë Deklaratë për një Krim të Kohës së Luftës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës është deklaruar lidhur me paraqitjen e tij në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Ai tha se ishte ftuar nga Prokuroria për të dhënë një deklaratë në lidhje me një krim të kohës së luftës.

Fatmir Limaj tha se shpreson se me deklaratën e tij do t’i ndihmojë Prokurorisë që ta sqarojë një herë e mirë atë rast sepse, siç tha ai, llafet dhe shpifjet që janë bërë qe 16 vjet i kanë lënduar familjet e viktimave po aq sa vdekja e tyre.

“Shpresoj se me deklaratën që e kam dhënë të ketë përfunduar puna ime lidhur me këtë rast”, theksoi Limaj, pa dhënë hollësi se për cilin rast bëhet fjalë.

Në kohën e luftës, Fatmir Limaj ka qenë një prej komandantëve kryesorë të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut.