Komisioni per Integrime....

Ligji për sijalizuesit, shtyhet shqyqrtimi pasi deputetët kërkuan kohë për ta lexuar

Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe ai për kompetencat e zgjeruara dhe konfiskimin e pasurisë janë shtyer për ditën e nesërme (e mërkurë 14.09.2018) për shqyrtim nga Komisioni për Integrime…, me arsyetimin se kanë ardhur në komision me procedurë të përshpejtuar dhe se deputetët kanë nevojë të paktën 24 orë që t’i shqyrtojnë.

“E dini që dje kryeministri ka pasur takim me komisionin për legjislacion dhe këto kanë ardhur në komision me procedurë të përshpejtuar”, tha Blerta Deliu-Kodra.

Takimi i këtij komisioni për të shqyrtuar dy projektligjet që i kanë ardhur sot me procedurë të përshpejtuar u caktua për nesër në orën 10:00.

Më pas deputetët votuan që t’i dërgojnë në seancë plenare për miratim edhe projekt-kodin Penal, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së; Projektligji për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së; dhe Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

“Këtu e përmbyllim për media, tash kemi disa diskutime tona të brenshme”, tha Deliu-Kodra.