foto: LSHK

Lidhja e Shkrimtarëve nesër organizon debatin 'Shkrimtari dhe mediet'

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës do të mbajnë nesër, më 29 janar 2019, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, debatin “Shkrimtari dhe mediet”.

Debati do të mbahet duke filluar nga në orën 12, ndërsa studiues të ndryshëm do të kenë rastin të referojnë me kumtesa mbi çështje që kanë të bëjnë me letërsinë, mediat, marrëdhëniet në mes këtyre dy fushave, dhe çështje të ndryshme mes krijuesve dhe mediave.

Përmes një njoftimin LSHK bën të ditur se përveç kumtesave, mundësia për të diskutuar rreth temave të debatit do të jetë e lirë dhe pritet që përmes këtij aktiviteti kulturor të potencohet roli i bashkëpunimit krijues media.