Liburn Aliu 'Konfiskon' Kartelat e Votimit të Deputetëve (VIDEO)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ua ka konfiskuar kolegëve të tij deputetë të pozitës kartelat e tyre përmes së cilave ata votojnë në mënyrë digjitale.

Në ulëset e mesit ku janë të pozicionuar deputetët e PDK-së, AAK-së dhe Nismës nuk ka më asnjë kartelë.

Ai ka mbledhur një nga një kartelat e deputetëve.

KALLXO.com ua sjellë pamjet kur Liburn Aliu konfiskon kartelat e kolegëve të tij deputet.

Kuvendi ka dështuar ta votojë projektligjin e Demarkacionit, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës.

Përkundër hedhjes së gazit deputetet e Kuvendit të Kosovës kanë tentuar të votojnë, mirëpo procesi i votimit nuk ka mundur të përmbyllet. Konfiskimi i kartelave të deputetëve ia pamundëson deputetëve të votojnë në mënyrë elektronike. Nëse kartelat nuk ju kthehen deputetëve, ata do të detyrohen të votojnë me dorë.