Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu

Liburn Aliu: 53 milionë janë dhënë në mënyrë të parregullt

Ka filluar interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-të Lëvizjes Vetëvendosje dhe GP të LDK-së, në lidhje me vendimin e qeverisë për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, “Arbën Xhaferi” Prishtinë-Hani i Elezit.

Paraqitësi i kësaj interpelance Liburn Aliu, tha se 53 milionë duhet me u sqaru në hollësi, pse jepen para për pajisjet kur ajo është përgjegjësi e kontraktorit.

“Gjendjen që po e shohim sot po e shohim se nuk do të kryhet kontrata deri në 31 dhjetor 2018. A do ta penalizojmë pastaj kompaninë Bechtel & Enka. Ky 53 milionësh quhet si penalizmi i qeverisë së Kosovës. Na sillni dokumente se si është penalizu, qysh është penalizu. Për mua s’është penalizim i Republikës së Kosovës për punën në pagesë por, është dhënë në mënyrë të parregullt”, tha Aliu.

Sipas tij, për çështjen e  rezolutës do të diskutojnë dhe do ta bëjnë së bashku.